VIDEO/ Korrupsioni në bashkëpunim me përmbaruesit, Bardeli gozhdon Manjën: A monitorohet ky shërbim...

11:08, 01/02/2023
A+ Aa A-

Në seancën e djeshme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike është debatuar me ministrin Ulsi Manja edhe për çështjen  e përmbarimit.

Deputetja demokrate Greta Bardeli i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Rilindjes.

Bardeli: Pas gjithë kësaj seance falënderuese nga kolegët e mazhorancës, në fakt këtu doli një pyetje shume interesante për mekanizmin ligjor dhe monitorimin që bëhet nga kjo ministri ndaj përmbaruesve. Pyetja është: Prokuroria e Tiranës ka konstatuar në janar, një vepër penale e cila i ka sjellë një dëm të madh shtetit shqiptar prej 1.2 milionë euro. Rasti konkret është ai i Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së financave në bashkëpunim me një përmbarues gjyqësor shtetëror. A keni ndërmarre ju kontroll, meqenëse monitoroni këto institucione, a keni konstatuar ndonjë rast tjetër, sepse është një alarm. A ka sjellje të tjera që i sjellin dëm shtetit shqiptar.

Manja: Tani rasti është në hetim. Eshtë publik fakti që në këtë rast është përfshirë edhe një përmbarues privat, por nuk ka qene thjesht përmbarues, ka qenë Kryetar i Këshilit Drejtues të dhomës së përmbarueseve private.

Ne tani, unë kam marrë vendim që të kemi një hetim tematik mbi veprimtarinë e këtij përmbaruesi privat që shtrihet përtej rasti që ndiqet penalisht.

Bardeli: Ky nuk është rast i izoluar

Manja: Ministria ka dy mënyra për ushtrimin e kontrollit. Mbi bazë ankese e ushtron rast pas rasti dhe kontrolli tematik. Unë do tu vë në dispozicion se sa ka qenë numri i këtyre kontrolleve dhe hetimeve administrative që kemi zhvilluar për përmbarimin privat. Kemi patur 8 heqje licence për vitin 2022 për përmbaruesit privatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco