​Çollaku: Pse Dumani i SPAK mbrojti veten sot më tepër sesa Irenën

​Çollaku: Pse Dumani i SPAK mbrojti veten sot më tepër sesa Irenën

19:00, 22/05/2024
A+ Aa A-

Pyetje në Kuvend: "Z. Dumani, a jeni në dijeni për ndalimin nga Greqia të hyrjes së znj. Irena Gjoka në zonën Shengen dhe mosdeklarimin e këtij fakti në formularin e vetëdeklarimit si edhe a mendoni se ajo mund të qendrojë në sistemin e drejtësisë?"

Kreu i SPAK, Dumani: “Në lidhje me çështjen e ish-Kryeministrit do të vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim. Nuk kam ndonjë koment...Dhe, nuk kam asnjë njoftim zyrtar në lidhje me çështjen e gjyqtares Gjoka;  për verifikimin e figurës është Prokuroria e Përgjithshme, institucioni kompetent që e bën verifikimin, jo ne.”

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar sonte në emisionin Task Force në SYRI TV, u pyet nga moderatorja Sonila Meço se si iu duk kjo përgjigje që dha sot para deputetëve, kreu i SPAK, Altin Dumani, lidhur me fshjen e së kaluarës nga gjyqtarja e lartë Irena Gjoka.

Dhe z.Çollaku gjykoi se “përgjigja e Dumanit ishte më tepër duke mbrojtur vetveten sesa Irenën”!

“Dumani deklaroi se janë rritur procedimet penale në drejtimin “kryesisht”, - shpjegoi ai. -  Është e pamjaftueshme kjo për të hetuar “kryesisht”?! Ka tri shkelje që janë publikisht, mediatikisht, prej tre muajsh, katër muajsh që edhe një prokuror rrethi do t’i regjistronte dhe përcillte për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, meqenëse këta nuk kanë kohë të merren me këtë histori si dhe fakti që nuk shprehet dhe për përgjigjen për z. Berisha, se nëse shprehet për të, është duke mbrojtur veprimet e paligjshme të një gjyqtareje.

Në deklarimet e mëparshme dihet afërmendsh që vendoset kështu, por unë shoh një gjendje varësie, varësinë e Prokurorisë së Posaçme nga mënyra sesi është ndërtuar ligji, në nenin 12 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, pika 3, ku thuhet...”prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë; mandati i tyre i tyre ndërpritet ose pezullohet menjëherë sapo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të nisë një procedim disiplinor...”

Mjafton një Rrahim aty (e Rrahim aty ka pasur me shumicë) që bën një shkresë që xhaketa s’më pëlqen dhe nis procedimin, ndërpret mandati... Prokuroria e Posaçme heton! Është përgjegjësi, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme!’ nënvizoi Çollaku.

Ndiqni mendimin e plotë të gazetarit në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco