Këlliçi: Qytetarët të zhvishen nga ngjyrimet politike, të kërkojnë llogari ku shkojnë taksat e tyre

Këlliçi: Qytetarët të zhvishen nga ngjyrimet politike, të kërkojnë llogari ku shkojnë taksat e tyre

19:11, 22/05/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD , në News24 tha se qytetarët duhet të zhvishen nga ngjyrimet politike dhe të kërkojnë llogari se çfarë ndodh me taksat e tyre, ku shkojnë ato taksa që paguajnë.

Këlliçi tha se në aferën e inceneratorëve nuk ka përgjegjësi vetëm Bashkia e Tiranës, pasi është edhe Ministria e Infrastrukturës, madje edhe ajo e Turizmit.

Ai tha se kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pas aferave që ka përfshirë këtë institucion qoftë me inceneratorët ashtu edhe ‘5D’.

 “Kryeministri është autori kryesor i aferës së inceneratorëve, pasi i ka dhënë 8 % bonus një kompania, por Bashkia e Tiranës, bazuar në shkresa ka në administrim dhe menaxhon çdo ditë këtë proces. A është vetëm bashkia e Tiranës përgjegjëse? natyrisht që jo”, tha Këlliçi.

Ai tha se nuk duhet të përdoret karrigia e pushtetit për tu mbrojtur nga përballja me drejtësinë.

Këlliçi u shpreh i bindur se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Lulzim Basha dhe fraksioni i vogël i tij, nuk mund të mbajë më peng vulën e PD-së.

“Që ka pasur një tentativë për ta zhbërë opozitën gjithë këto vite, këtë e dinë të gjithë qytetarët. Por në zgjedhjet e kaluara pa vulë, pa logo, pa financime, pa emrin e kryetarit në fletën e votimit, PD ka marrë pothuajse gjysëm milionë vota”, tha Këlliçi.

Lidhur me deklaratat e Gabriel Escobar, Këlliçi u shpreh se duket se ai ka këshilltarë mediokër, pasi vitet ’90 është periudha më e mirë që ka pasur Shqipëria, pasi ishte pikërisht kjo periudhë që vendi u hap, që u bëmë partnerë me SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco