Dështimi i dosjes ‘Metamorfoza’/ Logu: Organet hetimore të mbajnë përgjegjësi, fuqizuan bandat kriminale

18:39, 22/05/2024
A+ Aa A-

Vetëm disa orë më para, Policia e Shtetit u detyrua të pranonte zyrtarisht se operacioni i SPAK, i quajtur Revanshi, kishte qenë një dështim.

Policia tha se nga 50 urdhër-arreste të lëshuara, janë ekzekutuar vetëm 8 të tilla.

Juristi Marash Logu, nga studioja e ‘Task Force’ tha se organizatat hetimore duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse fakti që ata kanë dështuar në hetimin e asaj doje, ato grupe hetimore tashmë u fuqizuan dhe tani planifikonin vrasjen e njerëzve a thua se jeta e njeriut tani s’ka vlerë.

Deklarata e tij:

‘Po të shikosh këtë dosjen e re ‘Metamorfoza’ që u nxorrën ato urdhërat e arrestit nga të cilat pjesa më e madhe nuk u ekzekutuan, pasi ata ndodhen brenda territorit të Shqipërisë dhe çuditërisht SPAK ose policia vazhdon të mos i arrestojë.

Me siguri po të ishte hetuar mirë dosja 339, në fakt 10/ 15 shtetas është e provuar që janë vrarë nga këto grupe kriminale e nja dhjetëra apo qindra ton kokainë të cilat janë transportuar drejt BE, mund të ishin parandaluar nëse do hetohej ajo dosje.

Kjo sepse nga përgjigjet e dosjes 339, ku grupet kriminale të cilat u hetuan dhe u zbulua veprimtaria e tyre, dalin të gjitha të përfshira tek përgjimet.

Po të shikojmë anën e Durrësit, të Lezhës, ato të operuara në zonën e Krujës, Shkodrës e të gjitha me radhë, shumica e tyre dalin në ato dosje që kanë komunikime me zyrtare të lartë të Partisë Socialiste.

Madje një pjesë e tyre edhe caktonin se kushin ishin pjesë të listës për deputetë në vitin 2017 si dhe ndërhynin në procese zgjedhoree u përpjekur të siguronin vota.

Kështu që organet hetimore duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse fakti që ata kanë dështuar në hetimin e asaj çështje, ato grupe hetimore tashmë u fuqizuan, u pasuruan dhe tani planifikonin vrasjen e njerëzve a thua se jeta e njeriut tani s’ka asnjë lloji vlere, por është çështje pazaresh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco