Debati, rezultatet e drejtësisë së re/ Burimi: Dumani kërkon të dyfishojë mandatin

17:43, 22/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, ditën e sotme ka lexuar raportin vjetor të këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve.

Dumani akuzoi bankat se janë të përfshira në pastrimin e parave në vend.

Ndërkohë, ai tha se me pasuritë e krimit po blihen apartamente dhe biznese në Tiranë dhe në bregdet.

I ftuar në edicionin e pasdites në ‘Syri Televizion’ analisti Genc Burimi shpreh se sot në sallën e Kuvendit Dumani erdhi me një mesazh mjaft të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati interes.

Genc Burimi:

“Jam shumë i zhgënjyer me mungesën e një prononcimi të qartë të zotit Noka në emër të Partisë Demokratike, kur Dumani sot kërkon një ‘puç kushtetues’ kërkojnë që t’i dyfishohet mandatin.

Këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët sot dhe aty doja një qëndrim të qartë të Partisë Demokratike.

Varrezat le të themi, siç është një shprehje në frengjisht ‘janë mbushur me njerëz që e mendonin veten të pazëvendësueshëm, por në demokraci askush nuk është i tillë.

Dhe këtë do të doja ta dëgjoja sot në sallën e Kuvendit, kur Dumani erdhi me një mision shumë të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati asnjë interes.

Ai thoshte, kjo çështje është në procedurë, kjo tjetra është në hetim, pra nuk pati asnjë interes.

Një farë interesi ishte kur mund të thoshte që bankat janë të përziera sot ne skema korrupsioni, atherë Dumani të propozojë ndryshime ligjore, prandaj kryeson SPAK-un, ndërkohë ai thotë se janë ligji është në rregull, nuk e di ligji shqiptar detyron sot (tatimet, bankat, apo KLSH) që kur kanë raste dyshimi për korrupsion, pra vepra penale të jenë të detyruar me ligj t’i transmetojnë drejtësisë dyshimet.

Në Francë dhe në Berlin i kemi këto ligje, dhe kur një bankë shikon se ti shkon me një valixhe të madhe me para sigurisht që do të të transmetojë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco