VIDEO/ Trenova: Reforma në Drejtësi është kapur nga pushteti, Dumani i ka duart e lidhura

18:30, 22/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të diskutuar mbi mbledhjen e komisionit të ligjeve ku ishte analisti, Gentian Trenova.

Trenova është shprehur se i gjithë reforma në drejtësi është drejtuar nga mazhoranca në pushtet që kur ka filluar të krijohet.

"Problemi thelbësor është që nga reforma e drejtësisë që u bë në vitin 2016 dhe opozita ka bërë një gabim fatal që e ka votuar qorrazi atë reformë. Në vitin 2017 me marrëveshjen e 17 majit u pranua të votoheshin anëtarët e vetingut dhe me këtë veprim reforma ju dhurua mazhorancës.

Që nga ajo periudhë kjo reformë është monitoruara politikisht nga mazhoranca, e gjithë kjo periudhë ka shërbyer që të goditej dhe fora goditëse dhe hetuese e prokurorisë dhe janë  rritur në mënyrë eksponenciale krimi, korrupsioni, dhe abuzimi i qeverisë me pushtetin dhe me zgjedhjet në vend.

Mazhoranca ka qenë e sigurtë që e kemi kapur ne SPAK dhe nuk do të kemi probleme në të ardhmen dhe për mendimin tim dhe praktikisht janë organe politike. Të gjitha veprimet dhe hetimet që bëhen krijojnë dyshime se janë të motivuar politikisht. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco