Kim hesht sërish për McGonigal, nuk e ngacmon qeverinë as për median

Kim hesht sërish për McGonigal, nuk e ngacmon qeverinë as për median

10:14, 01/02/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vazhdoi heshtjen e saj në lidhje me skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sot ajo publikoi një njoftim nga një takim, por nuk e përmendi skandalin Edi Rama-Charles McGonigal.

Kim u takua me kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Në njoftim thuhet se Kim është e shqetësuar për sulmet dhe kërcënimet ndaj medieve.

Por sërish, Kim nuk tregon me gisht nga qeveria e Edi Ramës, që e ka katandisur Shqipërinë në nivelet më të ulëta në histori sa i përket lirisë së medias.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me z. Aleksandër Çipa, kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, për të përsëritur mbështetjen e SHBA për një media të pavarur dhe të lirë, e cila është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së. Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore. Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari. Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco