Qëndrimet e Bardhit për protestën dhe Këlliçin/ Xhafka e ‘thumbon’

Qëndrimet e Bardhit për protestën dhe Këlliçin/ Xhafka e ‘thumbon’

09:47, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Kryedemokrati bëri me dije se do të mblidhen para kryeministrisë më 11 shkurt për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së.

“Nëse bëhet fjalë për skandalin McGonigal është kundër qeverisë dhe unë mbështes çdo protestë kundër qeverisë,” u shpreh Bardhi i cili shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë.

Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike Belind Këlliçit që të bëhet kandidat zyrtar i PD-së.

“Nëse Belind Këlliçi dëshiron të kandidojë si kandidat i Partisë Demokratike unë marr gjithë përgjegjësinë që cilido ta ketë vulën edhe firmën, Belind Këlliçi të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike,” u shpreh Bardhi.

Ndërkohë këto qëndrime të Bardhit janë ironizuar nga gazetari Agim Xhafka.

“Bardhi fton Këlliçin, bëhu kandidati ynë! Paska filluar punë te birësimet Gazi?!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco