Berisha: McGonigal dhe Rossini janë angazhuar haptaz në veprimtari kriminale, për llogari të Edi Ramës

19:36, 31/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Kryesisë se Charles McGonigal dhe ortaku i tij, Mark Rossini, të dy ish-shefa të FBI, u angazhuan haptazi në një veprimtari kriminale dhe anti-kushtetuese, për llogari të Edi Ramës. 

Qëllimi i tyre, tha Berisha, ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare. 

Lideri i opozitës kujtoi edhe akuzat e Mark Rossinit në vitin 2019, të cilit i jepej edhe hapësirë mediatike në televizionet e kontrolluara nga Edi Rama.  

"McGonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA. U përket autoriteteve amerikane të qartësojnë gjer më një lidhjet e tij, agjenturore apo korruptive me Shestakovin, Fokin, del sot në skenë një tjetër, me Deripaskën dhe të tjerë. Por një gjë është e sigurtë, lidhjet e tij me Edi Ramën janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi. 

Ti lejojë vetes Shqipëria të korruptojë një qenie të dobët, që nuk duhej të ishte kurrë aty ku ishte ai dhe të mos njoftonte që në rastin e parë, partnerin dhe aleatin tonë strategjik, është bashkëpunim në një krim të shëmtuar kundër SHBA, Shqipërisë, NATO-s dhe kundër çdo vendi të lirë. 

McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare. 

Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë nuk e kisha dëgjuar, bënte akuza ndaj meje si kukull e Putin dhe i përsëriste këto në vitin 2019 në televizionin e Ben Blushit dhe Edi Ramës. McGonigal nuk është dorëjashtë në çdo gjë që ka ndodhur për asgjësimin e opozitës shqiptare", tha kreu i PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco