VIDEO/ Gazetari amerikan: Fijet që bashkojnë në Shqipëri, kinezët, Dor Duçkën, McGonigal dhe djalin e Joe Biden

VIDEO/ Gazetari amerikan: Fijet që bashkojnë në Shqipëri, kinezët, Dor Duçkën, McGonigal dhe djalin e Joe Biden

17:03, 30/01/2023
A+ Aa A-

Dan Bongino Show kësaj radhe në emisionin e tij ka  hedhur dritë mbi lidhjet e dyshimta që të çojnë në drejtim të Shqipërisë. Skandali korruptiv i ish-agjentit të FBI i cili ka marr para nga zyrtarë shqiptarë, është edhe më i madh sipas Bongino. Ai sjell në vëmendje fijet që bashkojnë influencat kineze nëpërmjet Dorian Duçkës, McGonigal dhe djalit të Joe Biden, Hunter Biden.

Mcgonigal akuzohet se ka marr para nga zyrtare shqiptarë, personi A (Agron Neza) i cili ka punuar dhe me personin B (Dorian Duçka) për të influencuar në vendimmarrje investimesh në Shqipëri. Kjo në fakt është diçka e çuditshme për një person që punon në FBI sepse kjo është korrupsion.

Në tabelë do të shikoni që Personi B që ka bashkëpunuar agjenti i FBI ka qenë i punësuar për një kompani kineze në Shqipëri gjithashtu ka qenë dhe këshilltari i KM të Shqipërisë. Ky njeri me lidhje kaq të forta është i punësuar në kompaninë ku ka bashkëpunuar dhe Hunter Biden.

Pra ne kemi të faktuar që Hunter bashkëpunon me këtë kompani kineze e cila është e lidhur dhe me Shqipërinë dhe  me agjentin Charles McGonigal.

Dan Bongino në talkshoun e tij ngre pikëpyetje të forta mbi këto influenca, duke i lidhur edhe me Antony Blinken, Xhorxh Soros dhe vendimin e tyre për të sulmuar Sali Berishën.

Në shkurtin e vitit të kaluar ‘New York Post’ ka shkruar se sekretari i shtetit Antony Blinken ka një njollë të tmerrshme në Shqipëri prej Soros.

Gjëja e parë që bëri Blinken në zyrë ishte shpallja e ‘non grata’ ndaj ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës. E çuditshme që gjëja e parë që sekretari i shtetit bën në zyrë, është sanksionimi i një ish presidenti antikomunist.

Ai nuk shqetësohet për asgjë në Amerikë por është i shqetësuar për Shqipërinë?? Dhe më pas kemi një agjent të FBI i cili korruptohet nga zyrtarë shqiptarë, ku gjithashtu bashkëpunojnë me kompanitë kineze. Biden dhe Soros që në një farë mënyre punojnë për të sulmuar kundërshtarin politik.

Dan Bongino shkon edhe më tej, kur lidh interesat e zyrtarëve të përfshirë në skandal edhe me kartelin e Sinaloa.

Soros kërkon që të influencojë në zgjedhje dhe në kufij të hapur. Po kush tjetër kërkon kufinj të hapur? Karteli i Sinaloas!

E pabesueshme! Ja citojmë një media shqiptare. Karteli i Sinaloas bashkëpunon me mafian shqiptare. Media meksikane zbardh emra.

Pra Soros, Hunter Biden, Blinken dhe FBI duket sikur të gjithë kanë një interes të përbashkët. Unë jam i sigurt që prapa skene diçka e madhe ka ndodhur që i lidh të gjitha fijet e interesit të këtyre personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco