Berisha: Viktimë-Basha ka mbyllur gojën me urdhër të guvernatores

Berisha: Viktimë-Basha ka mbyllur gojën me urdhër të guvernatores

12:35, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi nga foltorja e PD edhe heshtjen e Lulzim Bashës për skandalin Rama-McGonigal.

“Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur ziejnë mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktimë-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir.

A mund të imagjinoni ju ndonjëherë, një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.

Ftoj shqiptarët të pyesin: si ka mundësi? Si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme.

Gjithçka flet se përsëri, guvernatorja qëndron prapa heshtjes së tij. Heshtjes së turpshme, të turpshme, të turpshme.

Mirë Rama, që është autori i një vepre makabër, por viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme?

I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen: çfarë ndodh, si ka mundësi? A ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë edhe ndaj atyre që e kanë mëbshtetur gjer në fund, por edhe tani madje e mbështesin, të bëjë transparencë. Të bëjë transparencë edhe kush i bën presion për të mbyllur gojën.

Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng atë, por në situatën e re të krijuar, ai ka një detyrim. Njeriu gjithmonë ka një detyrim jashtë vetes së tij.

Ky është kodi i heshtjes që zbatohet me fanatizëm si nga krimineli, edhe nga viktima,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco