'McGonigal-Rama'/ Departamenti i Drejtësisë për Syri Tv: Çështja në hetim e gjykim, nuk mund ta komentojmë

21:10, 27/01/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama pretendon se Drejtësia Amerikane ka mbyllur hetimet për aferën që sheh të përfshirë ish- shefin e kundërzbulimit te FBI-se Carls Mcgonigal, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka pohuar të kundërtën. Në një përgjigje zyrtare për Syri Televizion, e cila u publikua gjatë emisionit Çim Peka Live, u dhanë edhe detaje të këtij komunikimi.

Syri Tv

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama pretendon se drejtësia amerikane ka mbyllur hetimet për aferën që sheh të përfshirë ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së Carls McGonigal, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka pohuar të kundërtën.

Në një përgjigje zyrtare për Syri Televizion, e cila u publikua gjatë emisionit Çim Peka Live, ndërsa kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi dha detaje të këtij komunikimi. 

"Ne kemi patur një kontakt me Departamentin e Drejtësisë të cilin e kemi pyetur nëse vazhdon hetimet apo janë mbyllur dhe nëse janë përfshirë persona të tjerë në këtë hetim apo bëhet fjalë vetëm për zotin McGonigal", tha Saraçi.  

Në përgjigjen e dërguar nga Luis Rosello, këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare, thekson se Departamenti i Drejtësisë nuk mund të komentojnë mbi çështjet në gjykim, por as për komunikimet me qeveritë e tjera në lidhje me çështjet nën hetim ose çështje gjyqësore. 

Ju lutemi vini re se Departamenti nuk komenton për çështjet që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore në vazhdim dhe as për komunikimet me qeveritë e tjera në lidhje me çështjet nën hetim ose çështjet gjyqësore. Ju mund të citoni se Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë

Image

Ndërkohë 3 ditë më parë edhe ABC NEWS zbardhi një mbledhje të Drejtorit të FBI-së Christopher Wray me stafin e kësaj Agjencie, i cili paralajmëroi se rasti i Charles McGonigal do të hetohet deri sa të dalin në shesh të gjithë personat e përfshirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco