Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpallja non-grata/ Berisha: Kam faktuar së fundmi se edhe Yuri Kim ka gënjyer qeverinë e saj

Shpallja non-grata/ Berisha: Kam faktuar së fundmi se edhe Yuri Kim ka gënjyer qeverinë e saj

13:36, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se ai ka faktuar se ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka gënjyer qeverinë e saj për shpalljen e tij non-grata.

“Unë mund t’u them kaq, se problemi im është vendimi i bazuar fund e krye në korrupsion i Antony Blinken, i bazuar në shpifje, trillime dhe lobime të Edi Ramës dhe George Sors.

Dhe së fundmi kam arritur të faktoj se është edhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet. Yuri Kim ka nxjerrë së fundmi edhe FBI-në, çka nuk e ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, dhe unë deklaratat e DASH i besoj. Atë nuk e ka thënë.

E ka stisur këtë Yuri Kim me Ramën, atë nuk e di, por natyrisht besoj te varianti i DASH, që thotë se burimet janë gazetat e kontrolluara nga Rama dhe Soros, raportet e fshehta të Edi Ramës dhe të OJQ-ve, të Delina Ficos, i ka dalë emri nga studiues amerikanë.

Këtë ka deklaruar zëdhënësi i DASH. Por më vonë, shumë më vonë zonja Kim ka shtuar edhe FBI-në. Për këtë kanë folur edhe personazhe të grupit të hetimit, realisht, publikisht, por përsëri unë mbetem te varianti i DASH,” tha Berisha.

I pyetur për mungesën e zyrtarëve të ambasadës amerikane në takimet e McGonigal me Ramën, Berisha tha: “Takimet e tij kanë qenë në thyerje totale të kodit etik zyrtar funksional të FBI. Ai është sjellë sikur të ishte aset personal i Edi Ramës.

Asnjë punonjës ambasade nuk mund të pranonte një gjë të tillë. Ajo që e bën shumë të rëndë se si ky njeri, që ka ardhur gjashtë herë në Shqipëri, ky ka takuar me drejtues drejtësie, drejtues policie, drejtues shërbimi, ky ka ardhur me karta bianka te Edi Rama, që para pak kohësh i thoshte mik, tani i thotë se e kisha anglisht. Po të ishte informuar ambasada, do informohej edhe zyra e tij, do informohej edhe FBI”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco