SYRI TV/ Kryemadhi: Duçka mbaronte porositë e Ramës, është djali i dajës së Etilda Gjonajt

15:53, 26/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u është kundërpërgjigjur deklaratave të Edi Ramës dhe socialistëve për të relativizuar lidhjet e kryeministrit me Dorian Duçkën. Kryemadhi deklaroi se sa me Ilir Metën, Duçka është po aq i afërm dhe i ministres Etilda Gjonaj. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, Duçka është lobisti dhe personi që i mbaron punët Edi Ramës, në SHBA, Gjermani, Singapor por edhe në Kinë. 

Syri Tv

Në një kohë që Partia Socialiste tenton  ta relativizojë këshilltarin e kryeminstrit Edi Rama,  Dorian Duçkën, I cili është I përfshirë në dosjen e Charles McGonigal si të afërm të kreut të Partisë së Lirisë, ka reaguar deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tregoi se si qëndron e vërteta dhe lidhjet që ka Dorian Duçka me ish ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kryemadhi denoncoi edhe praktikat që Rama dhe Duçka ka ndjekur për çështjet e tyre korruptive, që sipas saj shtrihen nga SHBA deri në Kinë.

Kryemadhi akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se me paratë që iu ka vjedhur qytetarëve shqiptarë ka korruptuar institucionet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco