SYRI TV/ Berisha: Kuvendi nuk zhvillon punime pa diskutuar aferën e McGonigal

15:43, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se vendi dhe paralmenti nuk do të kenë qetësi,  për sa kohë kryeministri Edi Rama nuk jep llogari për përfshirjen në aferën e ish zyrtarit të lartë të FBI, me të cilin është takuar disa herë, para nisjes së hetimit për lobimin e opozitës në Amerikë.

Në mbyllje të seancës plenare, në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se kushti kryesor, i opozitës është largimi i kryeministrit Rama. 

Kreu demokrat, e cileëoi ish zyrtarin e lartë të FBI, si një vrasës me pagesë, që ka marrë para nga kryeministri Edi Rama për të asgjësuar opozitën në Shqipëri. 

Lideri i opozitës solli në vemendje akt padinë e ShBA, për lidhjet e McGonigal me oligarkun rus dhe favorizimet që i janë bërë ish-zyrtarit të FBI, nga kryeministri, duke akuzuar Ramën se i ka shërbyer interesave të Moskës. 

Ndërsa Kjo çëhstje është në qendër të agjendës së PD, ish-kryeministri Berisha paralajmëroi se aksioni i radhës i opozitës do të jetë protesta.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco