Salianji: Sot autokrati kyçi parlamentin! Frika nga institucionet e ShBA e ka bërë të futet në vrimë të miut

Salianji: Sot autokrati kyçi parlamentin! Frika nga institucionet e ShBA e ka bërë të futet në vrimë të miut

15:18, 26/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të kryeminsitrit pas tensioneve në seancën plenare në Kuvend, ku opozita kërkoi të diskutohej për skandalin e skandaleve atë të përfshirjes së Edi Ramës në korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI McGanigal gjatë kohës që ky i fundit ishte në detyrë.

 ‘Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë!’, shkruan Salianji në Facebook.  

Salianji theksoi se ‘frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë Ramën të futet në vrimë të miut’.

Postimi i plotë:

Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë!

Edi Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë! 

Frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut! Nuk e shpëtojnë dot as oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, as paratë e krimit dhe korrupsionit as devijimi i vëmendjes, as kapja e drejtësisë! Dita po vjen!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco