Dhuna ndaj gazetarit/ PD: Pasojë e gjuhës së politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Rama

Dhuna ndaj gazetarit/ PD: Pasojë e gjuhës së politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Rama

13:53, 26/01/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvis Hila.

Në deklaratën nga selia blu, Garo theksoi se kjo është pasojë e gjuhës së politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Gazetari Elvis Hila është goditur dje për shkak të detyrës, siç e konfirmon edhe deklaratë e Policisë së Shtetit.

Partia Demokratike e dënon aktin e dhunës ndaj gazetarit dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të ndalojnë autorët.

Vetëm duke kapur dhe ndëshkuar autorët apo porositësit e tyre, dora e atyre që guxojnë të godasin gazetarët, kur nuk u pëlqen diçka nga raportimi i së vërtetës, do të ndalet.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin për prirjen në rritje të dhunës apo abuzimit verbal ndaj punonjësve të medias, qofshin reporterë, fotoreporterë apo operatorë.

Ne besojmë se liria e shprehjes dhe e shpërndarjes së informacionit është e shenjtë për një shoqëri të lirë.

Ne dënojmë çdokënd që ngre dorën mbi ata që raportojnë lajmin, në kushte shpesh të pafavorshme, dhe u bëjmë thirrje policisë, gjykatave dhe organizatave të mbrojtjes së gazetarëve të kenë vëmendje dhe të ushtrojnë presionin mbi dhunuesit e Elvis Hilës apo të çdo kolegu apo kolegeje të tij.

Ne u kërkojmë politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Edi Rama, t’i japin fund gjuhës agresive dhe negative ndaj gazetarëve.

Besojmë se është pikërisht kjo gjuhë që frymëzon guximin e atyre që ngritën dorë mbi Elvis Hilën apo të tjerë para tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco