‘Vlla..., pse të trembin gjërat?’/ Harxhi: Bota rrotullohet-Edi Rama! Korrupsioni del dhe ka një fund

‘Vlla..., pse të trembin gjërat?’/ Harxhi: Bota rrotullohet-Edi Rama! Korrupsioni del dhe ka një fund

15:22, 24/01/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama për implikimin e tij në korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal me rreth 300 mijë dollarë.

Me nota ironie, duke iu referuar disa shprehjeve të huaja, në postimin e saj në Facebook, Harxhi i kujton Ramës se bota rretullohet dhe vjen një kohë që edhe korrupsioni ndërkombëtar për të mbajtur veten dhe të tutë në pushtet, del dhe ka një fund!

Postimi i plotë:

“What comes around, goes around”- thonë anglezët, ose bota rrotullohet- Edi Rama!

Vjen nje kohë që edhe korrupsioni ndërkombëtar për të mbajtur veten dhe të tutë në pushtet, del dhe ka një fund!

Jam e sigurt ky është vetëm fillimi, sepse milionat e taksave të shqiptarëve që kanë dhjetë vjet që shkojnë në xhepa, ambasadorësh, lobistësh, manjatësh, politikanësh, ish-KM, avokatësh dhe influencuesish të zhvillimeve politike në botë, do të dalin….

Autokratë të tillë, vjen një moment që shohin fundin e tyre të tmerruar!

“Double, double toil and trouble;

Fire burn and caldron bubble…”

(The song of witches, Macbeth, William Shakespeare”

Ose- “Vlla pse u drodhe,

Pse të trembin gjërat? ….( Makbeth, përkthim i Fan S. Nolit)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco