Hetimet në SHBA/ Berisha: Rama mashtroi hapur, i dha 225 mijë USD zyrtarit të FBI përmes Agron Nezës

Hetimet në SHBA/ Berisha: Rama mashtroi hapur, i dha 225 mijë USD zyrtarit të FBI përmes Agron Nezës

12:53, 24/01/2023
A+ Aa A-

Duke folur për skandalin e shpërthyer në SHBA, kryetari demokrat, Sali Berisha dha në një konferencë për shtyp se Edi Rama mashtroi hapur kur mohoi lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, i arrestuar në Nju Jork.

Berisha tha se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë

Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij. Çfarë është zbuluar ndërkohë?

Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve.

Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama,” tha Berisha.

“Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.

E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua,” theksoi kreu demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco