‘Nga Bilali te Çarli’/ Meta: Rama ka vetëm raporte korruptive me SHBA

‘Nga Bilali te Çarli’/ Meta: Rama ka vetëm raporte korruptive me SHBA

12:01, 24/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi sot, arrestimin e një zyrtari të lartë të FBI, i njohur për lidhje të ngushta me Edi Ramën.

“Dihet që raporti më i pasinqertë në botë është ai mes Ramës dhe SHBA.

Nga Bilali te Çarli, skandal pas skandali, që tregon qartë se ky nuk ka qenë raport vlerash, i Ramës me SHBA, por një raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve dhe helmimit të këtyre marrëdhënieve dhe korruptimit dhe përdorimit të tyre për qëllimet e luftës së brendshme në Shqipëri.

Nuk jam i habitur dhe jam i bindur që skandale të tjera do dalin. Kam folur prej kohësh për mafie ndërkombëtare.

U kam thënë për Kim Filbin, se ka Perëndimi këto Kim Filbat e vet.

Kjo është e qartë sepse sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion dhe vetëm korrupsion, nga themelet deri te koka.

Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco