Arrestimi/ Miku i Ramës krahasohet me spiunin rus që shkatërroi FBI-në

Arrestimi/ Miku i Ramës krahasohet me spiunin rus që shkatërroi FBI-në

09:33, 24/01/2023
A+ Aa A-

Lajmi për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, po bën shumë bujë në Amerikë.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus, të quajtur Oleg Deripaska, me qëllim shmangien e sanksioneve ruse.

Por mbi të gjitha, McGonigal njihet edhe si mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe është nën akuzë se ka marrë 225 mijë dollarë nga njerëzit e Edi Ramës.

Sipas hetuesve amerikanë, Rama është takuar të paktën katër herë me zyrtarin e FBI, por këto takime nuk janë raportuar.

Ndërkohë në SHBA, Charles McGonigal po krahasohet me një agjent të dyfishtë rus, që punonte për FBI-në.

‘NewsWeek’ citon ish-oficeren e CIA-s dhe ish-agjenten e FBI-së, Tracy Walder, i cili tha se ky rast ngjan me atë të Robert Hanssen.

“Robert Hanssen na shfaqet sërish para syve,” tha ajo.

Walder i referohet agjentit të kundërzbulimit, që punoi për FBI-në nga viti 1976 deri në vitin 2001. Por gjatë kësaj kohe, ai shërbente si agjent për Bashkimin Sovjetik dhe për Rusinë më vonë.

FBI e pati cilësuar Hanssen si ‘spiuni që e ka dëmtuar më shumë byronë në historinë e saj’.

Duke përdorur emrin Ramon Garcia, ai punonte për rusët duke u dhënë informacione thellësisht sekrete, duke marrë në këmbim të paktën 1.4 milionë dollarë, fonde bankare dhe diamante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco