Berisha: Rama 137 udhëtime me charter. Më shumë se kryeministrat e Ballkanit dhe Europës bashkë!

Berisha: Rama 137 udhëtime me charter. Më shumë se kryeministrat e Ballkanit dhe Europës bashkë!

17:57, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te 137 udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama.  

Sipas Berishës, po të mbledhësh të gjitha fluturimet e kryeministrave të Ballkanit dhe Evropës rnuk bëjnë kaq shumë 137 udhëtimet e Ramës me avion me dhomë gjumi brenda.

Berisha: Ky udhëton me 137 fluturime, që po të mbledhësh të gjitha fluturimet e kryeministrave të Ballkanit dhe Evropës rrezik nuk bëjnë kaq shumë. Sikur të ishte i biri i Mbretit të Arabisë Saudite, njeriut më të pasur, me dhomë gjumi në avion, se nuk i duron turbulencat. Se ky ndërton rrugën me çmime të 8-fishta në krahasim me çmimet me të cilat ndërtohen në Europë. Se këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Se ky ndërton për tërmetin, absolutisht ndërtime në të cilat vjedhin të paktën 60% me fakte, me dokumente. Se ky ndërton shkollën. Në Tiranë, shkollat nga PNUD, organizatë e OKB, ndërton shkollat me 680 mijë euro, kurse shkollat me paratë e taksapaguesve, ndërtohen me 3 milionë euro deri 6 milionë euro. Nuk kanë të ngopur këta, janë të papërmbajtur në vjedhje. Ky kryen gjenocid ndaj shqiptarëve në krijimin e kushteve të llogaritura që ata të largohen nga Shqipëria. Sigurisht, të vjedhësh në këtë mënyrë t’i vjedh të ardhmen e tyre, vjedh shpresën e tyre. Të gjitha këto janë kushte për t’u larguar njerëzit nga ky vend. Kjo që ndodh me ne, nuk ndodh në ndonjë vend tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco