Berisha: Mendon se mund të rrëmbejë PD-në, betohemi se do ta përmbysim Edi Ramën

Berisha: Mendon se mund të rrëmbejë PD-në, betohemi se do ta përmbysim Edi Ramën

17:48, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i demokratëve Sali Berisha, në takimin e 32 vjetorit të PD Kurbin ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për tentativat e tij për të rrëmbyer PD-në. 

Berisha theksoi se sot, ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant, më primitiv vendimin e Gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren e Beharit, Pashkut, Albertit, fitoren e demokratëve në mbarë Shqipërinë. 

Sipas Berishës, gjë në botë s’do ti pengojë demokratët për pa përmbysur monizmin e Edi Ramës.

Berisha: Me rrëmbimin e votës rrëmbeu pushtetet. Dhe sot mendon se do të mund të rrëmbejë Partinë Demokratike. Sot, ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant, më primitiv vendimin e Gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren e Beharit, Pashkut, Albertit, fitoren e demokratëve në mbarë Shqipërinë. Mendon se në këtë mënyrë do të mbrojë monizmin e tij. Por ja ku jemi këtu të betohemi në flamur, para zotit se gjë në botë s’do na pengojë pa përmbysur monizmin e Edi Ramës. Ne do fitojmë! Misioni ynë është i shenjtë, liria është frymëzimi ynë. Liria është fuqia jonë. Liria është për ne e gjithë energjia të cilën nuk ka forcë në botë ta ndalojë. Ndaj dhe ju ftoj ju demokratët e Kurbinit të bashkohemi në këtë betejë, në këtë mision të ri. Në 90 kishim për mision përmbysjen e diktaturës me staliniste. E përmbysëm, ia dolëm, e arkivuam në histori. Tani monizmin e Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco