32-vjetori i PD Kurbin/ Lalaj: Të bashkojmë kontributet tona! Fitorja është e demokratëve

32-vjetori i PD Kurbin/ Lalaj: Të bashkojmë kontributet tona! Fitorja është e demokratëve

17:20, 21/01/2023
A+ Aa A-

Në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD Dega Kurbin, kryetari i degës Preng Lalaj ka falenderuar të gjithë demokratëve, drejtuesve të degës, ish-kryetarëve te Bashkisë Kurbin, intelektualëve, të rinjve dhe të rejave që ishin gjithmonë krenaria dhe pararoja e Kurbinit! 

Në fjalën e tij, Lalaj theksoi se duhet të bashkojmë kontributet tona në besimin e pathyeshëm te liria, vota e lirë, në besimin se kauza jonë është e drejtë, se fitorja është e demokratëve!

FJALA E KRYETARIT TË DEGËS LAÇ PRENG LALAJ

Të nderuar demokratë të Kurbinit, themelues, antarë dhe mbështetës të PD, miq dhe të ftuat, më lejoni që ti uroj mirëseardhjen në festën e 32- vjetorit të themelimit të PD dega Kurbin, liderit historik, kryetarit të PD, Prof. Dc. Sali Berisha!

I nderuar kryetari i PD Zoti Sali Berisha, i nderuar Sekretar i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, është kënaqësi dhe nder për ne t'ju kemi këtu në mes nesh në Kurbinin e qëndrestarëve, demokratëve të vërtetë, të cilët në çdo moment, në ditët më të vështira, mbështetën e përkrahën pa asnjë rezervë PD.

Falenderim dhe mirënjohje të thellë të gjithë demokratëve, drejtuesve të degës, ish-kryetarëve te Bashkisë Kurbin, intelektualëve, të rinjve dhe të rejave që ishin gjithmonë krenaria dhe pararoja e Kurbinit!! Jemi sot këtu, në festën e demokratëve kurbinas që nuk ndalen, që si qëllim kanë t'ja bëjnë ditët më të shkurtra kësaj qeverie të kalbur nga vjedhja, droga, krimi, varfëria, poshtërimi, shkelja e dinjitetit njerëzor e largimit të shqiptarëve. 

Të bashkojmë kontributet tona në besimin e pathyeshëm te liria, vota e lirë, në besimin se kauza jonë është e drejtë, se fitorja është e demokratëve!

Ta kthejmë PD në forcën e vetme shtetformuese dhe qeverisëse! Gëzuar 32-vjetorin e themelimit të PD!! Rroftë PD!

Rroftë Shqipëria!

Përpara me Profesor Doktor Sali Berishën! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco