Berisha: Nuk do njohim kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur, përgjigjia do jetë revolucioni

Berisha: Nuk do njohim kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur, përgjigjia do jetë revolucioni

12:56, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të njohë një proces zgjedhor të manipuluar.

“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narko-shtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.

Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion,” tha Berisha.

Sipas tij, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim

“Opozita nuk ka fjalë dhe premtime pa fund. Opozita ka veprime. Po të ndjekësh procedurat, ato janë veprime për herë të parë në Shqipëri. Opozita ka organizuar edhe protesta që kanë rezonuar në Shqipëri dhe mbarë Europën.

Por opozita e ka deklaruar se ky regjim nuk lejon votën e shqiptarëve. Në këtë kontekst, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha.

Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë,” theksoi kryedemokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco