VIDEO/ Këlliçi nis turin: 'Si duhet të jetë Tirana? Erdha t’ju dëgjoj' - Vijnë dy kërkesat e para

VIDEO/ Këlliçi nis turin: 'Si duhet të jetë Tirana? Erdha t’ju dëgjoj' - Vijnë dy kërkesat e para

12:18, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka nisur diskutimin me banorët e kryeqytetit se si duhet të bëhet Tirana.

“Jam këtu t’ju dëgjoj” është mesazhi me video, që i ka dërguar Këlliçi sot, qytetarëve, duke nisur nga Njesia 7. “Kemi nisur këtë tur, Turin e Dëgjimit, për të dëgjuar këto probleme dhe për t’ia dhënë të gjithë atë hapësirë publike që do të kem, qytetarëve,” - thotë ai.

Dhe nuk kanë vonuar dy kërkesat e para: Problemi i ujit të pijshëm dhe abonetë e urbanëve. Reagimi nga qytetarët:

“Qytetari i bashkisë duhet të ketë një gjë: çmimin e ujit. Ne po e paguajmë shumë shtrenjtë ujin dhe e paguajëm dy herë se unë blej edhe bidonin e ujit të pijshëm.”

“ Uji nuk shkon në shtëpi, uji shkon gjithmonë në pompë. Pra, kostoja e ujit nuk është vetëm ajo që është rritur dhe vjen, por është edhe pompa. “

“Ti ‘sma bie ujin e pijshëm mua, por taksën ma merr”.

“Vjedhje  e hapur është për mua”

“Këtë premtimin e Veliajt, e ke dëgjuar, që ka që në 2015-ën, që do ta zgjidhë ujin e pijshëm 24 orë në ditë?!”

“Po ai ka thën shumë gjëra, ai tha dhe që do të hiqet karriget nëpër trotuare, por i zunë krejt”.

“Bëni një premtim që të unifikoni ato abonetë. Është një premtim i bërë përpara që nuk e realizuan, Kamza me Tiranën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco