‘Nuk morëm pushkën, diferencuam mbetjet’/ Monika Kryemadhi: Me inceneratorët u vodhën 189 mln euro

21:17, 20/01/2023
A+ Aa A-

189 mln euro është vjedhja e pronarëve të inceneratorëve përmes faturave të TVSH.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në Çim Peka Live se janë 13 kompani të cilat kanë bërë evazion fiskal me Klodian Zoton.

"Ne nuk morëm pushkën, por diferencuam mbetjet. Morëm dronin. Për mbetjet e diferencuara bashkia e Tiranës është 51% pronare, ka drejtor të kompanisë Taulant Tushën, është Eco Tirana. Janë edhe kompanitë Alco, Fusha sh.p.k

15 euro pa TVSH i merrkan tre kompani të tjera, përveç 29 euro pa TVSH. D.m.th shqiptarët në Tiranë paguajnë 65 euro për ton mbetje. 54 pa TVSH, shto dhe TVSH, se TVSH-në ne e paguajmë. Shqiptari e blen bukën 700 lekë me TVSH. Ato 189 mln euro ca ishin? Vjedhja e TVSH. Atë TVSH nuk e ka marrë shteti, por inceneratori.

Klodian Zoto e ka 27 mln euro evazionin fiskal. 189 mln euro janë për 24 kompani, evazioni fiskal. 6231 fatura i kam dorëzuar SPAK-ut. 13 janë kompani që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorët, me Klodian Zoton. Këto 13 kompani në 189 mln euro, 27 mln euro janë të Klodian Zotos të inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Në 54 mln euro që ka paguar bashkia e Tiranës, 11 mln euro janë TVSH. 11 mln euro janë në këtë 27 mln euro evazion të Klodian Zotos. 123 mln dollarë janë paguar nga qeveria deri tani për kompanitë e Zotos për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. 33 mln euro Elbasani, 36 mln euro Fieri dhe pjesa tjetër për Tiranën. Në këto 54 mln euro, 11 mln euro janë TVSH", tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco