'Parashikohej për 30 vjet'/ Kryemadhi: Gropën e landfillit të Sharrës e mbushën për 9 muaj

20:56, 20/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi thotë se Edi Rama gënjeu në komisionin hetimor për inceneratorët kur tha se atje mbetjet trajtohen. 

Çim Peka Live, Kryemadhi deklaroi se në Sharrë mbetjet groposen dhe nuk ka as diferencim, as trajtim dhe as riciklim. 

Madje, ajo solli në vëmendje se gropa e landfillit të Sharrës është mbushur për 9 muaj, ndonëse parashikohej për 30 vjet.  

"Përfaqësuesi i landfillit të Sharrës thotë se ai landfill duhet të mbushet për 30 vjet. Dhe tha pasi diferencohen, presohen në formë kubike që të zënë vend sa më pak. 9 muaj pas intervistës, kjo gropë që duhej të mbushej për 30 vjet është mbushur për 9 muaj. Në korrik gropa është e mbushur me mbetje dhe hidhet dheu. Kur hidhet dheu nuk quhen më depozitim për djegie, por kapsulim, groposje në gjuhën popullore. Është korruptiv. Korrupsioni është se nuk ke bërë procedurën. Si tha Rama në komisionin hetimor nën betim? Diferencohen, përpunohen, riciklohen dhe rikthehen në burim.

Është data 13 korrik.

Mbledhja e mbeturinave bëhet në të gjitha pikat sipas itinerarit. Kur peshohet duhet të futet në kapanon. Kompania thotë se trajtojmë 1200 ton mbetje në kapanon, qelqin menjanë, kartonin menjanë. Prandaj paguhet vlera 29 euro. Shkon në krah të kapanonit, është landfilli i vjetër i Sharrës. E njëjta makinë gjatë gjithë kohës. Dhe ky është landfilli i ri. Pirgjet me dhe e nxjerrin jashtë funksionit përpunimin e mbetjeve në një moment të dytë", tha Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco