'E falenderoj për dollinë'/ Berisha flet për Luiz Ejllin: Kampion i showbiz-it. Shtoi fansat në kohë rekord!

18:56, 19/01/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshow-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, lideri i opozitës e falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të. 

Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij. 

"Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë", tha Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco