SYRI TV/ Përplasje PD-PS në distancë, Bardh Spahia: Përmbytjet nga HEC-et! Qeveria mbron KESH-in

16:39, 19/01/2023
A+ Aa A-

Përmbytjet që ka sjellë moti i keq dhe shkarkimet nga hidrocentralet, kanë përplasur në distancë përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia kërkoi marrjen e masave për ndaljen e shkarkimeve nga hidocentralet, të cilat sipas tij kanë përmbytur këtë bashki disa herë brenda pak muajve.

Por, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nuk e sheh situatën shqetësuese, pavarësisht se nën ujë janë mijëra hetarë tokë në Shkodër, ndërsa thotë se situata në hidocentrale po shkon drejt pikës kritike.

Nga ana tjetër, edhe prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, justifikohet duke thënë se përmbytjet kanë ndodhur për shkak të vërshimit të prrenjve, ndërsa sipas saj shkarkimet nga hecet kanë ardhur duke rënë.

Por teksa përfaqësuesit e mazhorancës heqin përgjegjësinë nga vetja për përmbytjet, kryetari i bashkisë Shkodër ngriti akuza drejtuar qeverisë se po braktis qytetarët, duke mos i dëmshpërblyer për dëmin e krijuar nga përmbytjet.

Në kushtet kur dëmet nga përmbytjet janë të mëdha, KESH po shtet energji duke arkëtuar miliona euro, një pjesë e të cilave do të duhet të shkonin për dëmshpërblimin e banorëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco