Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e dymbëdhjetë para bashkisë Tiranë për largimin e Veliaj

Vetëm 3 emra në garë për Avokatin e Popullit/ 13 deputetët e Bashës dhe Alibeajt djegin kandidatët e tjerë

Vetëm 3 emra në garë për Avokatin e Popullit/ 13 deputetët e Bashës dhe Alibeajt djegin kandidatët e tjerë

15:21, 22/12/2022
A+ Aa A-

Në nisje të seancës së djeshme plenare në garën për Avokatin e Popullit merrnin pjesë 11 kandidatë, të cilët kishin siguruar prej muajit shtator mbështetjen me nënshkrimin e 28 deputetëve të ndryshëm opozitar.

Një zhvillim i papritur i orëve të fundit të ditës së djeshme, ka ndodhur.

Duke mos qënë të sigurt në këtë proces, mbështetës të grupimit të Partisë Demokratike në grupin e drejtuar nga Gazmend Bardhi dhe Enkeled Alibeaj, kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit, e cila rezulton e publikuar në faqen e Kuvendit ku bëhet me dije se disa deputetë shprehnin vullnetin se tërhiqen nga mbështetja e disa kandidatëve të tjerë dhe mbështesin vetëm kandidatin Ledio Braho.

Megjithatë kjo përpjekje nuk ka ndikuar njësoj tek të gjithë kandidatët, pasi shumë prej kandidatëve kanë siguruar mbështetjen me firma me përbërje deputetësh opozitar me një kolorit të shumëllojshëm.

Nga informacionet që siguron redaksia në garë aktualisht për t'u votuar në seancë plenare janë tre kandidatë që gëzojnë mbështetjen me firmat e 28 deputetëve. Këta kandidatë janë:

Altin Goxhaj

Bledar Dervishaj

Ledio Braho

Zgjedhja e Avokatit të Popullit duket se do fokusohet në këto tre emra.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Të shohim se kush nga këta kandidatë do të fitojë shumicën për t'u zgjedhur në këtë funksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco