Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

Arrestimi i drejtorit të doganave në Mal të Zi/ ‘Dritan Abazoviç ka miratuar kontrabandën e cigareve’

Arrestimi i drejtorit të doganave në Mal të Zi/ ‘Dritan Abazoviç ka miratuar kontrabandën e cigareve’

12:04, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një tjetër skandal po trondit opinionin publik dhe politikën në Malin e Zi.

Mbrëmjen e kaluar, në prangat e policisë ka rënë ish-drejtori i doganave të këtij vendi, Rade Millosheviç. Ai u arrestua rreth orës 21:00 dhe akuzohet se ka krijuar një rrjet kriminal, që ka pasur në qendër kontrabandën e cigareve.

Gazeta ‘Pobjeda’ shkruan se bëhet fjalë për një rrjet shtetëror kriminal, që është zbuluar me ndihmën e agjencive të inteligjencës perëndimore.

Më herët kjo gazetë kishte denoncuar faktin se cigaret e sekuestruara nga autoritetet doganore, nuk digjeshin ashtu siç reklamohej në media, por shiteshin.

Ndërkohë, gazeta shkruan se skandali do të trondisë edhe politikën. Sinjalet e para janë dhënë në fakt.

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i SDP në Mal të Zi, Rashko Konjeviç ka bërë thirrje që të hetohet edhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç. Ai tha se ka qenë Abazoviç që ka miratuar kontrabandën e cigareve, që është kryer nën mburojën e shefit të doganave.

Sipas tij, të ardhurat nga ky aktivitet kriminal janë përdorur jo vetëm në mënyrë vetjake, por edhe për forcën politike.

Politikani malazez tha se shërbimet partnere, që kanë bashkëpunuar me autoritetet e Malit të Zi për të luftuar kontrabandën e cigareve, veçanërisht inteligjenca britanike, ka informacione për një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco