Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

Berisha pret demokristianët e Shqipërisë dhe Kosovës: PD mbështet planin franko-gjerman

Berisha pret demokristianët e Shqipërisë dhe Kosovës: PD mbështet planin franko-gjerman

11:34, 22/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një mesazh me disa foto nga takimi i tij me drejtuesit e demokristianëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Berisha thekson në këtë njoftim se PD mbështet planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

POSTIMI I PLOTE

Takim me përfaqësues të demokristianëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Miq, ishte një kënaqësi të prisja dje në një takim të përbashkët, përfaqësues të dy partive Demokristiane të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Që në fillesat e saj, PSHDK ka qenë një forcë, e cila i ka shërbyer interesit kombëtar dhe një aleate e vyer e Partisë Demokratike.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohej nga z. Zef Morina, kryetar i saj, si dhe nga z. Anton Shala zv/kryetar e Z. Ardian Nikollbibaj.

Ndërkohë Partia Demokristiane e Shqipërisë parti aleate e Partisë Demokratike përfaqësohej nga z. Nard Ndoka, kryetar i saj, z. Vladimir Prenga, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit Demokristian dhe nga z. Franz Gjeluci, zv/kryetar.

Në këtë takim biseduam gjerësisht mbi rrezikun që politikat nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit përfaqësojnë për stabilitetin e Kosovës, por dhe të rajonit në tërësi. Në këtë drejtim, avokatia që Edi Rama i bën mos-zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nga ana e Beogradit, elozhet ndaj ish-Jugosllavisë, apo lobimet e tij ndërkombëtare per padronin e tij Vuçiç shihen si një shërbim që dëshmon kapjen e tij dhe që nuk i përkon kurrsesi interesave të kombit shqiptar.

Iu rikujtova miqve nga Kosova se Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet planin franko-gjerman si një projekt real për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, çka duhet të përmbyllet me një njohje reciproke mes dy shteteve.

Ndërkohë që përfaqësuesit e PSHDK-së e shihnin ende rrugën e Kombit si një dhuratë tejet të çmuar për Kosovën, u sigurova atyre që PD mbështes dialogun si rrugën e zgjedhjes të problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të mbetet gjithmonë një mbështetëse pa kushte e interesave kombëtare dhe të pacënueshmërisë së territorit të Kosovës, duke luftuar çdo tentative për copëzim e ndryshim kufijsh.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco