Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Manjani: Drejtësia mungon sepse gjyqtarë dhe prokurorë u emëruan për t'i shërbyer politikës

Manjani: Drejtësia mungon sepse gjyqtarë dhe prokurorë u emëruan për t'i shërbyer politikës

19:29, 15/12/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar disa nga arsyet, se përse sipas tij, drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur. Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani u shpreh se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë emëruar për të shërbyer politikisht.

Ndër të tjera, ish-ministri Ylli Manjani nënvizoi se ata e kanë kuptuar, se nuk kanë interes që qeverinë ta kenë armike.

“Disa janë formatuar kështu që në zgjedhje, janë vënë aty për të shërbyer politikisht. E dyta, ka njerëz që kanë halle, kanë punë, nevojë, kredira. E treta, askush nuk ka interes që ta ketë qeverinë armike. Pse duhet të dëgjojë ai nga mëngjesi deri në darkë o hajdut, o bandit, o vetting.

Koha ka treguar që nëse të qepet qeveria, të qepet kryeministri, fiton kryeministri. Sistemi është i shpartalluar. Kujtdo që i ka çuar fjalë kryeministri, që shiko, nëse nuk sillet ashtu si themi ne, do të kapë vettingu, e ka kapur vettingu. Këto janë fakte. Pse duhet që këta që janë në sistem, të bëhen heronj? Bëjnë punën dhe shkojnë në shtëpi”, theksoi Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco