Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kreu i ri i SPAK/ Rama-Kim, përqafim para betejës!

17:56, 15/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi zhvilloi një takim fundviti me ambasadorët e huaj në Tiranë, nga ku u shfaq i afërt  me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Përqafimi Rama-Kim, vjen vetëm një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe pas tensioneve e perplasjeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. Në fjalën e tij, Rama foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi, ndërsa nuk la pa përmendur edhe projektin e Portit të Durrësit, që e cilësoi sukses të qeverisë.

Nga Syri Tv

Me këtë përqafim aspak diplomatik, Edi Rama u mundua të tregojë sot se përtej përplasjeve publike në Twitter mes tij dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, miqësia e tyre vazhdon pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër, ditë kur pritet të zgjidhet kreu i ri SPAK.

Në mesazhin e tij gjatë takimit të fundvitit me diplomatët e akredituar në Shqipëri, falenderoi SHBA për ndihmën e dhënë në përballimin e sulmit kibernetik iranian, duke e cilësuar dështimin total të mbrojtjes kibernetike shqiptare si një sukses të madh.

Falë faktit se kishim një nivel të caktuar gatishmërie dhe falë, së pari dhe mbi të gjitha, miqve tanë amerikanë që erdhën e luftuan me ne në llogore për javë të tëra, sulmi nuk ia doli të arrinte objektivin e tmerrshëm për të shkatërruar tërësisht infrastrukturën tonë digjitale, për të fshirë të gjitha të dhënat tona digjitale.

Edi Rama

Pavarësisht kundërshtimeve të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga BE rreth projektit të marinës së jahteve në Durrës, për Edi Ramën ky projekt i dyshimtë është një histori suksesi i këtij viti për qeverinë shqiptare. Po aq i dyshimtë mund të konsiderohet edhe mungesa e kryesues së delegacionit të BE-së Kristiane Hohman e cila sipas Edi Ramës mungonte për aryse shëndetësore. 

"Një tjetër ambasador ishte me ne vitin e kaluar, një mik i madh i këtij vendi që përfaqëson pikëmbërritjen tonë, Bashkimin Europian, miku ynë i mirë Luigi, i cili nuk mund të zëvendësohej sot nga pasardhësja e tij e përkushtuar, Christiane, për shkak të një pamundësie të përkohshme shëndetësore. I uroj shërim sa më të shpejtë, por ajo mund të pushojë dhe të mos shqetësohet, sepse shëndeti i raportit tonë me BE-në kurrë nuk ka qenë më mirë. Jam më shumë se besimplotë se Marina madhështore e Durrësit është vetëm hapi i parë konkret në një rrugë planesh të mëdha, ku po punojmë së bashku në fushën e energjisë, turizmit dhe tregtisë".

Edi Rama

Për Edi Ramën tensionet në veri të Kosovës janë shqetësuese, por edhe gjatë fjalës para ambasadorëve e kurseu mikun e tij Vuçiç, duke e cilësuar kërkesën për vendojen e trupave serbe në Kosove si shashkë politike.

Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Europës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Së fundmi, dëgjuam  për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe.

Edi Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco