Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Osmani godet Ramën e Thaçin: Perëndoi koha e tregtarëve të kufijve

14:32, 15/12/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj vjetor  para Kuvendit të Kosovës. Ajo ka sulmuar Ramën e Thaçin duke thënë se ka perënduar koha e tregtarëve të kufijve. Me tone të ashpra, Osmani u shpreh se në veriun e Kosovës do të sundojë ligji dhe periudha e lulëzimit të bandave të mbështetura nga Beogradi ka mbaruar.

NGA SYRI TV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur këtë të enjte fjalimin e përvitshëm para deputeteve në Parlament. Në fjalën e saj ajo shënjestroi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe aleatin e tij në Tiranë, Edi Rama.

Shefja e shtetit tha se Kosova asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar.

Presidentja Osmani me tone të ashpra, Osmani u shpreh se në veriun e Kosovës do të sundojë ligji dhe periudha e lulëzimit të bandave të mbështetura nga Beogradi ka mbaruar.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dhe partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK braktisën sallën e Kuvendit gjatë fjalës së Presidentes. Ky bojkot nga ana e PDK-së shoqërohet me argumentin se rregullat formale të raportimit para Kuvendit, nuk janë gjë tjetër veçse mbulim i dështimit të Presidentes. Sipas tyre seanca e sotme është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco