Aldo Bumçi: Shkresa që implikon Berishën me Gërdecin, nuk ekziston

Aldo Bumçi: Shkresa që implikon Berishën me Gërdecin, nuk ekziston

13:27, 15/12/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ka dëshmuar në prokurori për çështjen Gërdeci, ku ka sqaruar pozicionin e Ministrisë së Drejtësësisë.

Bumçi u pyet nga gazetarët për një shkresë të publikuar para zgjedhjeve të vitit 2009 ku gjendej emri Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, por ish-minsitri deklaroi se shënimi është i falsifikuar e për këtë kishte bërë padi në Prokurori.

Me të njëjtin qëndrim si 14 vite më parë, Bumçi u shpreh se falsifikimi u bë për të lidhur emrin e Berishës në periudhën zgjedhore, por fakti është që në shkresën zyrtare mes dy ministrive ai shënim nuk ekziston.

Sipas Bumçit, shënimi në shkresë është e falsifikuar dhe 14 vite më parë ka bërë edhe padi për falsifikimin.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, Bumçi argumentoi se kaligrafia mund të shqyrtohej me sy të lirë për një ose dy ditë por nuk është bërë deri më sot, sepse nuk kanë interes.

"Nuk ka dyshim që Gërdeci ishte nja ngjarje tragjike ku humbën jetën njerz dhe u shkatërruan familjet e tyre, dhe kjo ngjarje duhej hetuar. Dhe hetimi i saj nuk është politik sepse ishte një ngjarje shumë e rëndë. Asokohe ishte një prokurori armiqësore çfarë jepte dhe garancinë se hetimi nuk do ishte miqësor ndaj qeverisë, pra nuk do mbyllte një sy, sepse diheshin marrëdhëniet mes qeverisë dhe prokurorisë, që në këtë rast krijonin më shumë pavarësi në hetim.

Janë dhënë nëse nuk gaboj, 90 e ca vite burg për Gërdecin. Tani, nëse në akuza politke duan të bëjën lidhjen e Zotit Berisha, për të nxjerrë emrin e të birit dhe për të bërë lidhjen, kjo lidhje në shkresën në fjalë nuk qëndron dhe është manipulim.

Kjo është kaq e thjeshtë, kjo lidhje nuk qëndron në gjithë kronologjinë që unë ju thashë. Por donin të kijonin një zhurmë dhe tymnajë përpara zgjedhjeve. Kaligrafia shqyrtohet me sy të lirë dhe mund të shqyrtohet për një ose dy ditë dhe çështja mbyllet por nuk e kanë bërë sepse nuk kanë interes. Në këtë kalbëzim të kësaj qeverie, një person që kontrollon çdo pushtet ka shkatërruar çdo sistem llogaridhënieje në këtë vend dhe skandalet këtu janë të përmasave të inceneratorëve të 'Portit të Durrësit' dhe duan të krijojnë një zhurmë siç u mundua ta bënte në muaj që i paraprinë zgjedhjeve të 2009-ës", u shpreh Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco