Berisha publikon momentet historike: Sot 12 vjet, pa viza në Europë!

Berisha publikon momentet historike: Sot 12 vjet, pa viza në Europë!

13:11, 15/12/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka sjellë në vëmendjen e qytetarëve se sot, më 15 dhjetor 2022, mbushen 12 vjet që nga nisja e udhëtimit pa viza të shqiptarëve në Europë, një nga arritjet më domethënëse të qeverisë së Partisë Demokratike që në vitin 2010 drejtohej nga vetë Sali Berisha kryeministër.

Në një video me momente pikante të asaj dite, Berisha e konsideron këtë arritje si “momentin më të veçantë në historinë e udhëtimit të shqiptarëve në të gjitha kohërat, që i hap siparin një Europe pa mure. Rrëzohet edhe muri i fundit që ishte muri i Shengenit!” u shpreh ai.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave atë ditë, Berisha uroi publikisht popullin shqiptar “Gëzuar!”: “Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Mbledhja koinçidon me ditën më të shumëpritur këto 20 vjet, por edhe me arritjen më të merituar të qytetarëve shqiptarë!”

Ndiqni videon e publikuar prej Kryetarit të PD-së:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco