Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skenari apokaliptik për Portin e Durrësit, Vasili: Banditi-politik-shtetëror, po shet apartamente në ajër

12:46, 15/12/2022
A+ Aa A-

Pa leje ndërtimi, pa asnjë tullë të vendosur në terren, në Durrës kanë nisur të shiten apartamente qe nuk ekzistojnë.

Projekti i Durrës 'Marina Yacht' nisi  procesin e shitjeve të ndërtesave të para duke aplikuar çmime më të larta edhe se zonat e lakmuara në Tiranë.

Blerësit sot kanë prenotuar ajër, për një projekt që ka shumë kundërshtime politike, por edhe ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Opozita e quan atë si afera korruptive më e madhe e 30 viteve.

Për të folur edhe më gjerë rreth kësaj afere ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Petrit Vasili, nënkryetari i Partisë së Lirisë, i cili theksoi se kjo është një nga aferat më të mëdha korruptive që i është bërë ndonjëherë Shqipërisë.

Sipas Vasilit, shteti-bandit po shet apartamente në ajër dhe që nuk egzistojnë.

“Kjo nuk është aferë, i kalon gjithë kufinjtë e imagjinatës. Krye-banditi publik që vendosët në një operacion është vetë shteti sepse nuk është kompania që po shet ato apartamentet në ajër që nuk egzistojnë por shteti sepse këta kanë thënë publikisht dhe me letra se 1/3 e kësaj sipërmarrjeje janë vetë. Pra shteti, banditi politik shtetëror ka dalë dhe shet ajër. Ky shtet duhet të ishte ai që duhet të vepronte në mënyrë të menjëhershme, drejtësia duhet të ishte në dyert e qeverisë, sot ditën për diell, shikojmë që shteti po shet ajër. Ai që është investuar i pari në këtë madje është shteti, është ai që ka falur mbi 300 milionë euro taksa, dhe 1 milion metër katror tokë, në emër të kujt?? Dhe pyetja e madhe është, në emër sipas tyre të nje zhvillimi turistik. Por, si zhvillohet turizmi?? Duke ndërtuar mijëra apartamente?

Shqipëria jo që nuk fiton asgjë nga kjo, por humbet në mënyrën më dramatike si asnjëherë tjetër, jo vetëm portin e vet, i cili është i fuqishëm në pikëpamje ekonomike dhe strategjike, por dhe defaktorizon Shqipërinë, duke humbur rolin e saj’’, u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco