Për Kosovën: Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian bien dakord për udhëtimin pa viza

Për Kosovën: Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian bien dakord për udhëtimin pa viza

12:34, 15/12/2022
A+ Aa A-

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur më 14 dhjetor 2022, një marrëveshje mbi projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova, njofton Këshilli i Europës në faqen zyrtare.

Teksti i rënë dakord tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën zyrtare të miratimit.

Rregullat e reja do t'i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

Sfondi

Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjithë kapitujt e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash.

Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e këtyre kërkesave, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco