Berisha tregon bisedën me prokurorin e shtëpisë së verdhë: Ç’më tha për gjykatën speciale

Berisha tregon bisedën me prokurorin e shtëpisë së verdhë: Ç’më tha për gjykatën speciale

00:04, 15/12/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka treguar detaje nga takimi me prokurorin Clinc Williamson, i cili hetoi në Shqipëri akuzat e raportit të Dick Marti për trafik organesh në shtëpinë e verdhë. 

Sali Berisha tha se në Shqipëri është hetuar intensivisht, ndërsa shpjegoi edhe bisedën lidhur me ngritjen e gjykatës special.

“E kam takuar 2 herë Clint Williamson. Ai ka ardhur dhe ka kërkuar autorizimin për hetim në 2-3 zona në përputhje me pretendimet e raportit të Dick Martit. I kam thënë, jo 2 apo 3 zona, por ku të doni në gjithë Shqipërinë.

Williamson më shpjegoi mua se perëndimi, SHBA, partnerët e SHBA në Europë nuk duan që kjo çështje t’i dërgohet gjykatës ndërkombëtare për shkak të rusëve, por duan të krijohet një gjykatë e veçantë sepse ka patur një problem serioz me të akuzuarit nga UÇK dhe problemi është se janë zhdukur dëshmitarët”, tregoi Berisha, ndërsa tha se Kosova gjykatën speciale duhet ta ngrinte, por jo me atë ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco