Kush është avokati i Gerti Shehut/ Një tjetër provë që implikon Edi Ramën

Kush është avokati i Gerti Shehut/ Një tjetër provë që implikon Edi Ramën

10:09, 14/12/2022
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera prova që tregojnë se avokati që mbron atentatorin e kreut të opozitës, është një militant i PS dhe Edi Ramës.

Avokati i Gerti Shehut është Ervis Lila nga Durrësi. Ai është anëtar i PS-së dhe i Forumit Rinor të socialistëve. Madje ai ka kandiduar për drejtimin e FRESSH.

Lila ka qenë anëtar i KZAZ numër 22 në Durrës nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por në fillim të këtij viti, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është marrë vendimi për lirimin e tij dhe zëvendësimin në KZAZ.

Dega e PS në Durrës e ka argumentuar këtë me faktin se Lila ka kandiduar për degën e Magjistraturës në prill të vitit 2022.

Më herët, nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai ka punuar në Qendrën e Rekrutimt në Forcat e Armatosura, kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.

Punën si avokat e nisi në vitin 2020, por bie në sy se ai nuk merret me çështje penale, por me konsulenca në fushën e dëmshpërblimeve nga kontratat. Kjo tregon lidhjet e tij të ngushta me PS-në, pasi në rastin e e Gerti Shehut, ai duhej të kishte një avokat penalist.

Pas publikimit të lajmit se ai mbron Gerti Shehun, Lila ka ndryshuar faqen e tij në Facebook, duke fshirë të gjitha postimet dhe fotot si anëtar i PS, përfshirë edhe postimet pro-Rramës.

Më poshtë gjendet vendimi që tregon se ai është anëtar i KZAZ, një shkrim ku tregohet se ka kandiduar për kreun e FRESSH, lista e konkurrentëve për provimin e Magjistraturës, CV e tij në median sociale që tregon profilizimin dhe një postim i tij në median sociale, ku shpërndan thëniet e Edi Ramës që në vitin 2013.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco