Koncesionet/ Meta: Qeveria të publikojë emrat e kompanive fituese

Koncesionet/ Meta: Qeveria të publikojë emrat e kompanive fituese

21:27, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar qeverisë shqiptare për transparencën e koncensioneve të PPP-ve.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se është domosdoshmëri që qeveria të bëjë publik emrat e kompanive fituese që kanë të bëjnë me PPP-të për tërmetin dhe fondet e rindërtimit.

Sipas ish-Presidentit, qeveria duhet të bëjë patjetër transparencë përpara shqiptarëve.

Postimi i Ilir Metës
Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco