Analisti: Me 'Ballkanin e Hapur' Rama i hapi rrugë Serbisë për të goditur Kosovën

21:32, 12/12/2022
A+ Aa A-

Analisti kosovar Milazim Krasniqi i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv deklaroi se qeveria shqiptare me anë të projektit të Ballkanit të Hapur i hapi rrugë dhe sinjalizoi Serbinë për izoluar Kosovën.

Referuar qëndrimit të heshtur të qeveris shqiptare për këtë rast Krasniqi u shpreh se minimumi që Shqipëria duhet të bënte ishte  që të përgatiste dosjen penale për Serbinë.

"Afrimi i Serbisë me Shqipërinë ka qënë në dëm të Kosovës. Nëpërmejt projektit të Ballkanit të Hapur ka dhënë mesazhe për ta izoluar Kosovën, për ta denoncuar si problem në Ballkan, sepse mos të ishte ky projekt do të ishin punët në rregull. Në këtë kuptim mendoj që është një politikë, minimumi jokonsokuente. Maksimumi duhej që Shqipëria duhej të përgatiste dosjen penale për Serbinë në gjykatën për krime, për gjenocidin që ka bërë në Kosovë. Unë besoj që një koordinim më i mirë i politikave edhe në aspektin e sigurisë por edhe të bashkëpunimit ekonomik  do të mund të fuqizonte edhe Kosovën  edhe faktorin shqiptar në rajon, e më pas kjo gjë do ta dekurajonte Serbinë për këto lloj inkursionesh brutale që po bënë në Kosovë", u shpreh Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco