Tensionet, Haziri: 17% e territorit të Kosovës jashtë kontrollit! Albin Kurti i ka hyrë malit pa sopatë

21:06, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit.

Lutfi Haziri tha se qeveria duhet të ketë një plan operativ që normalizon marrëdhëniet ndërsa shtoi se 17 për qind e territorit të shtetit të Kosovës është jashtë kontrollit.

"Kemi bojkot të porositur apo të shkaktuar nga kushdoqoftë. Praktikisht 17 për qind e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit.

Beogradi kërkon destabilizim. Një grusht serbësh në veri të Kosovës kanë përgjegjësi politike. Kurti, ka hyrë në mal pa sakicë.

Beogradi po vijon të sjellë ujë të turbullt nga burimi i tyre politik dhe do vazhdojë të zbatojë skenarin e saj.”-tha Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco