Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sulmi ndaj Berishës, Këlliçi: Të gjitha faktet të çojnë tek Edi Rama

Sulmi ndaj Berishës, Këlliçi: Të gjitha faktet të çojnë tek Edi Rama

17:16, 07/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së dhe kandidati zyrtar i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me sulmin ndaj kryedemokratit, Sali Berisha.

Sipas tij, të gjitha faktet të çojnë në një emër: Edi Rama

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçit:

Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!

Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco