Sulmi ndaj Berishës, Bislim Ahmetaj: Edi Rama të japë dorëheqjen ose do ketë fatin e diktatorëve që ka për model

Sulmi ndaj Berishës, Bislim Ahmetaj: Edi Rama të japë dorëheqjen ose do ketë fatin e diktatorëve që ka për model

18:54, 06/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj, ka komentuar incidentin e sotëm të ndodhur në protestën e organizuar nga opozita në Tiranë, ku një person i infiltruar, kaloi nëpërmjet protestuesve dhe qëlloi kreun e PD-së, Sali Berisha.

Në deklaratën e publikuar në rrjetin e tij social 'Facebook', Ahmetaj e komenton grushtin mbi fytyrën e Berishës si një grusht mbi të pambrojturit, mbi të pamundurit, mbi çdo prind, mbi çdo njeri në moshë, mbi çdo intelektual, mbi çdo qytetar të grabitur nga qeveria, mbi çdo biznesmen të ndershëm, mbi çdo atdhetar dhe patriot.

Ndër të tjera, Ahmetaj i bën thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen sa më shpejt, pasi nëse vonon kjo dorëheqje, fati i tij do jetë i njëjtë me ata të diktatorëve që ai ndjek si model, duke rikujtuar kështu fatin e Hitlerit apo Gedafit.

DEKLARATA E PLOTË E AHMETAJ

Grushti mbi ftyrën e Sali Berishës ishte grusht mbi të pambrojturit, mbi të pamundurit, mbi çdo prind, mbi çdo njeri në moshë, mbi çdo intelektual, mbi çdo qytetar të grabitur nga qeveria, mbi çdo biznesmen të ndershëm, mbi çdo atdhetar dhe patriot.

Syri i nxirë i Sali Berishës është ftyra e pushtetit të edimarres, ftyra e qeverisë së krimit, drogës korrupsionit dhe zhbërjes së kombit.

Akti i sotshëm kundër kreut të opozitës është alarmi i fundit për kancelaritë e vendeve perendimore që në Shqipëri sundon krimi, droga, anarkia dhe vagabondazhi produkte të kultivuara, të investuara dhe të mbrojtura nga edimarrja.

Në një vend në të cilin sundon rregulli i të fortit,  ku s'ka as ligj, as drejtësi agresioni i sotshëm ndaj Dr. Berishës është stimul për vetmbrotje dhe hakmarrje përsonale.

Përdorimi i një të "sëmuri psiqik" nga një i sëmurë psiqik për agresion ndaj kreut të opozitës tregon gjendjen në të cilën ka mbërritur arroganca dhe turpi i kësaj mazhorance.

Edimarrja jepe dorëheqjen sot, ose më së largëti nesër, sepse po e shtyne për më vonë do ti  rezervosh vetës fatin e Hitlerit, fatin e  Gedafit apo të diktarorëve të tjerë që i ke për model.

Bislim Ahmetaj

Kryetar i Grupimit "Dhjetor '90"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco