‘Akt burracak’/ 'VATRA’ dënon sulmin ndaj Berishës: Ditë e zezë për shtetin shqiptar

‘Akt burracak’/ 'VATRA’ dënon sulmin ndaj Berishës: Ditë e zezë për shtetin shqiptar

18:40, 06/12/2022
A+ Aa A-

Federata shqiptare ‘Vatra’ ka dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të ndodhur këtë të martë gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. ‘Vatra’ e cilëson goditjen e ish-kryeministrit si një akt të turpshëm dhe skandaloz, që nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Vatra dënon ashpër sulmin ndaj liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha

New York, 6 Dhjetor 2022 – Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve.

Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik.

Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drjetësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze. 

Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lidër i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar.

Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike.

Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra

Kryetari

Elmi BERISHA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco