Bumçi: Dhuna ndaj Berishës, sulm ndaj opozitës! Rama tenton të rrëzojë çdo zë që i del kundër

18:21, 06/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi, komentoi në emisionin 'Task Force' dhunën ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Aldo Bumçi tha se ky ishte një sulm ndaj opozitës ndërsa shtoi se demokracia ka degraduar dhe çdo institucion që i kërkon llogari Ramës është i kapur.

"Opozita është themeli mbi të cilin themelohet çdo liri tjetër. Rama rrënoi drejtësinë, e kapi drejtësinë, me atë që i bëri News24 ishte një kërcënim 2 ditë par samitit. I tha mediave se do iu rrëzoj nëse më kritikoni mua."-tha Bumçi.

Më tej Bumçi ai deklaroi se opozita u tentua të vritej vjet, të mbetej në letër dhe Edi Rama të ishte një sulltan me Lulzim Bashën, por ky projekt dështoi pas ndërhyrjes së Sali Berishës.

“Sulmi u bë përpara protestës, donte të nxiste reagim të fortë të qytetarëve që të shkonin drejt kryeministrisë, për të nxjerrë opozitën të dhunshme. Kur goditet kreu i opozitës është goditur çdo opozitar.”-tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco