Berisha: Ky vërtetim mjekësor lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit

15:41, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sqaruar opinionin se vërtetimi mjekësor i agresorit se është me probleme psikike, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruari.

Sipas Berishës, këtë dokument e kishin të gatshëm dhe përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup.

E dhëna tjetër. Burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuar ju në atë format, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit.

Këtë e kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë. Tjetër, ka marrë rinovimin e patentës dhe këtu i kam fotot, gjë e cila si i sëmurë mendorë nuk mund ta merrte kurrë. E gjitha kjo tregon se Edi Rama e kreu këtë akt prej frikacaku të turpshëm, e kreu me një agjent të policisë kriminale dhe për këtë sigurisht që ai do të ketë e veta. Do të marrë përgjigje. Këto janë dokumente pa datë, tamam të atillë që u nxirret, liroje se është i tillë, kaq’, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco